Secondary Adv

Nga 14 dhjetori nis testimi i shpejte- Manastirliu: Kemi siguruar 100 mije teste

Duke filluar nga e hëna, më 14 dhjetor, në vend do të nisë testimi i shpejtë antigen. 

 

Në një dalje për mediat ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se vendi ka siguruar 100 mijë teste. Fillimisht ky lloj testimi do të aplikohet në Tiranë, e më pas në rrethe. “Ashtu sikurse e kemi thënë, në funksion të kufizimit të përhapjes së infeksionit, bazuar në vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve në kemi marrë të gjitha masat në kohë për përfshirjen e testimit të shpejtë. 100 mijë teste të shpejta të njohura nga OBSH që janë të disponueshme në vendin tonë do të vendosen në funksion në strukturat spitalore. Do të nisë nga dita e hënë në Tiranë. Do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor.

 

Pikat e testimit do të bëhen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh. Prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe në spitalet rajonale. Koha e nevojshme nga dita e hënë deri më datë 20 dhjetor është përcaktuar të vihet në dispozicion të të gjitha stafeve tona në të gjitha pikat ku do të bëhet ky testim i shpejtë. Testi i shpejtë i antigenit është vendosur në funksion të testimet, rritjes së kapaciteteve, në funksion të ndërprerjes së zinxhirit të infeksionit duke garantuar edhe sigurinë”./Burimi: Monitor


Më të lexuarat